SHBA ka kërcënuar me sanksione Gjykatën Ndërkombëtare Penale nëse ajo vazhdon me ndjekjet penale kundër amerikanëve.

Gjykata aktualisht po shqyrton ndjekjen penale të ushtarakëve amerikanë mbi abuzimin e dyshuar të të arrestuarve në Afganistan.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton e quajti gjykatën "të paligjshme" dhe u zotua se SHBA do të bënin gjithçka "për të mbrojtur qytetarët tanë".

SHBA është midis dhjetëra vendeve që nuk i janë bashkuar gjykatës së themeluar më 2002.

Gjykatësit dhe prokurorët e GJNP do të ndalohen të hyjnë në SHBA dhe fondet e tyre në SHBA do të sanksionohen.

"Ne do t'i ndjekim ata me sistemin penal të SHBA-ve. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë për çdo kompani apo shtet që ndihmon një hetim të GJNP-së për amerikanët", tha Bolton.

Më shumë "marrëveshje të detyrueshme bilaterale" do të nënshkruheshin për të ndaluar vendet që dorëzonin shtetasit e Shteteve të Bashkuara në juridiksionin e gjykatës.

/Ora News.tv/