Emërimet në Gjykatën e Lartë/ Sadushi, Pupe dhe Panda në dorë te Presidentit Meta

Emërimet në Gjykatën e Lartë/ Sadushi, Pupe dhe Panda

Gjykata e Lartë pritet të bëhet së shpejti më katër anëtar bashkë me Ardian Dvoranin, i cili është ende në detyre. KLGJ ka zhvilluar intervistat me tre kandidatët për vendet vakante nga magjistratët dhe pas pikëzimit emrat do i dërgohen Presidentit për dekretimin e tyre në detyrë. Gjatë intervistës verbale në KLGJ, pyetja kryesore që iu drejtua kandidatëve lidhej me stokun e mijëra dosjeve të depozituara në Gjykatën e Lartë pas daljes jashtë funksionit të këtij institucioni.

Zgjidhja e problemit të stokut të dosjeve që janë depozituar në pritje të shqyrtimit ishte pyetja kryesore që iu drejtua tre kandidatëve për Gjykatën e Lartë, të cilët u intervistuan nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. 

Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe dolën para anëtarëve të KLGJ duke paraqitur platformën e tyre për zgjidhjen e këtij problemi të cilësuar madhor.

Sadushi: Qenia prej 13 vitesh si anëtar i Gjykaktës Kushtetuese është një përparësi. Është një mandat i plotë 9 vjeçar që kërkoj të marr në Gjykatën e Lartë. Sfidë kryesore e Gjykatës së Lartë është shndërrimi i saj në gjykatë ligji. Marrja e masave organizative procedurale për mënyrën sesi do të evatojë numri i çështjeve është sfida e dytë. Së treti Gjykata e Lartë ka nevojë të marrë legjitimitetin që i nevojitet. Kam objektivat e mia në pozicionin e gjyqtarit të ardhshëm. 

Një strategji institucionale është e nevojshme, ajo Gjykatë nuk ka një strategji. Është një numër astronomik çështjesh por mund të përballohet. Evadimi i stokut të dosjeve do kërkojë kohë. Që gjyqtarët të japin vendime në kohë dhe shpejt duhet të ndihmohen nga një trupë, njësia e shërbimit ligjor brenda gjykatës. Nuk është e lehtë por ka metoda që mund të bëjnë që ky numër i madh çështjesh të kenë mundësi të ndihmohen nga disa struktura brenda gjykatës.Vetëm nuk bëj dot gjë por me kolegë që të arrijmë atë që duhet. Gjykata e Lartë të kthehet në një gjykatë ligji dhe jo gjykatë provash.

Por të tre kandidatët  kishin  pothuajse të njëjtim mendim se unifikimi i praktikave gjyqësore  do t’i japë zgjidhje problemit për përshpejtimin  gjykimit, si dhe shtimi i numrit të ndihmësave ligjor.

KLGJ ka hapur garën për gjashtë gjyqtarë të cilët do të vijnë nga shkallët e gjyqësorit të cilët duhet të kenë 13 vite eksperiencë në sistem. 

Më pas Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përfunduar procedurën e pikëzimit të kandidatëve dhe emrat me propozimet për emërim i dërgohen Presidentit të Republikës, i cili ia ka 10 ditë afat për të pranuar që ti dekretojë, t'ia rikthejë KLGJ-së apo të heshtë. Pas kësaj faze, do të jetë KLGJ ajo që do të japë vendimin final.

   

EMISIONET