Gjonaj: Mos i merrni informacionet në kafe, Maliqi: Mos më trego kafenetë mua

Gjonaj: Mos i merrni informacionet në kafe, Maliqi: Mos më trego

Gjatë seancës së interpelancës me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka hedhur akuza mbi administratën në burgje. Sipas tij në sistemin e burgjeve ndërhyn politika. Situata është e zezë, tha Maliqi, si në administratën e burgjeve ashtu edhe jashtë saj.

 Në përgjigje, ministrja Gjonaj i tha deputetit Maliqi që informacionit mos ti marrë nëpër kafenë, pasi i ka informacione të gabuara.

Etilda Gjonaj: Një pjesë të mirë të informacionit ose e keni të vjetruar të shumë viteve më parë, ose do t'ju sugjeroja që të mos merrni informacion vetëm nëpër kafene ku ish-drejtues, persona të shkarkuar ju japin të dhëna, por nuk janë fakte. Ju ngatërrojnë mbase edhe kastile, por shikojini më mirë më qëllim që kur të vini në interpelancë mos flisni gjëra të paqenë.

Lefter Maliqi: Interpelanca bëhet më shumë për shqiptarët, faktet janë kokëforte. Mos më trego kafenenë mua. Unë me të gjithë që kam punuar do të takohem. Po ti informacion e ke nga shoferi jot. Unë piva kafe me zotin Kaçorri, por rastin e Kaçorrit unë e zura shumë pak. Zura raste të tjera. Nëpër kafene do ti marr informacionet sepse kam lidhjet e mia, të miqve të mi etj. Ju po thoni zbatuat ligjin, kush do ti mbajë përgjegjësitë për këta që fitojnë gjyqet. Ku e keni Arben Çukon, Stefan Çipen. Më vjen keq për ty, nuk kam asgjë personale, ti e bën shumë mirë detyrën aty ku të orientojnë, por kjo është një e vërtetë e zeza mbi të bardhe se çfarë ndodh në administratën e shtetit dhe më sistemin e burgjeve dhe si ndërhyn politika ndaj këtyre njerëzve.   Situata është e zezë si në administratën e burgjeve ashtu edhe jashtë.

EMISIONET