Gjoba 50 mijë euro biznesmenit, lihen në burg dy të arrestuar, njëri lirohet

Gjoba 50 mijë euro biznesmenit, lihen në burg dy të arrestuar,

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg për dy nga të arrestuarit për akuzën e gjobëvënies ndaj një biznesmeni me banim në Durrës. Në arrest me burg janë lënë Lulzim Zalla dhe Klodian Estrefi ndërsa është dhënë detyrim me paraqitje për Egi Shullazi.

Ata u arrestuan më 31 korrik pasi akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri - tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.

Por në seancën e sotme avokatët e të arrestuarve kanë mohuar që klientët e tyre të kenë kërcënuar biznesmenin.

Mbrojtja pretendoi se kallëzuesi ishte ai që kishte një shumë borxh dhe se nuk është kërcënuar në asnjë formë nga klientët e tyre për këtë shumë. 

Gjatë operacionit policia sekuestroi dhe 5000 mijë euro  të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t'u paguar nga biznesmeni N. L.

Mësohet se prokuroria ka dhe përgjigjme dhe  një pjesë e këtyre janë paraqitur sot në kërkesën për masë sigurimi

Prokurori Behar Dibra ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë vetëm për Ergi Shullazin, pasi në analizë të provave dhe fakte e të deritanishme nuk është e qartë nëse ka qenë i përfshirë.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit duke lënë në burg  Lulzim Zallën dhe Klodian Estrefin dhe duke liruar me masën e sigurisë detyrim me paraqitje Egi Shullazin.

EMISIONET