Gjirokastër, uji i mori gjithçka, familja me 6 anëtare jeton tek të afërmit

Gjashtë anëtarët e Familjes Paja në Gjirokastër kanë humbur gjithcka nga përmbytjet e fillim dhjetorit.

Shtëpisë një katëshe në lagjen 18 shtatori i kanë mbetur vetem themelet dhe çatia, pasi gjithëcka që familja kishte krijuar ndër vite qëndron e hedhur në oborr.

"Fatkeqësisht nga zoti u mbytën, unë edhe jam shumë e sëmurë"

E zonja e Shtëpisë, Fluturake Paja, me lot në sy thonë se që prej fillimit të dhjetorit janë detyruar të jetojnë tek të afërmit, pasi u duhet mbështetje e madhe për tia nisur nga e para.

"Ne ketu kemi 27-28 vjet, përmbytja në shkatërroi gjithcka. Unë kam fjetur tek vëllai, se nuk kemi kur të rrijmë. I lutem bashkisë të më ndihmojë"

Rreth 80 familje të prekura nga përmbytjet e fillimdhjetorit në Gjirokastër përfituan ndihma nga qeveria kanadeze, por banorët presin kompensim nmë vlerë monetare nga shteti për të rinisur jetën normalisht.

EMISIONET