Pavarësisht se marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Estonisë janë modeste ministri Damian Gjiknuri ka ftuar bizneset e këtij vendi që të përfitojnë nga programi 1 miliardë dollarë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore. 

Ndër të tjera ai tha se në vëmendje tashmë janë edhe disa projekte gjigande në energjinë e rinovueshme.

Damian Gjiknuri: "Shqipëria sot që flasim ka një program prej gati 1 miliardë dollarë për investime në infrastrukturën rrugore. Një pjesë e saj me 400-450 milionë janë me fonde të buxhetit të shtetit ndërsa pjesa tjetër me Partneritetin Publik Privat nëpërmjet fondit 1 miliardë dollarë për PPP."

Por për ministrin Blendi Klosi edhe sektori i turizmit ofron shumë mundësi.

Blendi Klosi: "Jo vetëm për zonën e bregdetit, por të kemi mundësi të ofrojmë edhe turizmin malor por edhe turizmin e trashëgimisë kulturore dhe tolerancës."

Ministri Gjiknuri prezantoi edhe projektet që pritet të realizohen në hekurudhë ku një prej projekteve kryesore është segmenti Tiranë-Durrës dhe për ta lidhur atë me aeroportin e Rinasit.

/Ora News.tv/