Gjiknuri sqaron taksën në Rrugën e Kombit: Do investohen 262 mln euro

Gjiknuri sqaron taksën në Rrugën e Kombit: Do investohen 262 mln

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka sqaruar taksën në Rrugën e Kombit. Nga foltorja e Kuvendit, Gjiknuri tha se kjo është forma e vetme për të mirëmbajtur rrugën.

Gjiknuri: Ka një qëndrim konsisten që nga qeverisja e PD të perifrazuar në fjalët e Berishës dhe deri tek qeverisja jonë bashkë me aleatët tanë të LSI ku bëmë një studim  fizibiliteti që për të mirëmbajtur atë rrugë dhe për ta përfunduar atë pjesë që do mirëmbahen duhet një investim dhe për këto investime duhet të kontribuojnë përdoruesit e tyre.

Së pari, çfarë do të bëhet me këtë koncesion? Sipas kontratës koncesionari parashikohet të investojë 262 milionë euro gjatë jetës së kontratës. Që  do të thotë operim, mirëmbajtje rutinë, por edhe investime të nevojshme sepse rrugët kanë normë të lartë amortizimi. Mendoni sikur mos mirëmbahet ajo rrugë, për disa vjet do të dalë jashtë përdorimit.

Vetëm 4 vitet e para do të investohen 45 mln dollarë ku përfshihet rrethimi, ndriçimi i kryqëzimeve ekzistuese, ura e re mbi Drin, ndërtimi i 7 kryqëzimeve, masa korrigjuese në urat ekzistuese, ndërtim mbikalimi për këmbësorët dhe qendra e kontrollit të sinjalistikës, gjithashtu rehabilitimi në autostradë dfhe tunel, që nga viti 5 deri në vitin 30 janë parashikuar të investohen 54 mln euro. Ka filluar të investohet për operimin e autostradës dhe ku gjatë jetës së kontratës do të ketë 160 mln euro, të gjitha janë 262 mln euro. Nga do të dalin këto? Ose shqiptarët do vazhdojnë të pagujanë dhe taksat të hiqen nga shëndetëisa, shkollat, nga sektorë shumë jetikë dhe të hidhen paratë në rrugë. Kjo nuk bëhet. Përdoruesi i rrugës do paguajë. Pse del kaq kjo tarifë?! Shteti ka marrë një risk këtu. Sepse aq është trafiku. Ajo nuk ta kthen investimin.

Kjo është një praktike në Europë. Nuk ka formë tjetër të mirëmbash rrugë,  nuk ka Shqipëria buxhet për të mirëmbajtur rrugë, nuk ka Perëndimi buxhet. Kështu që kjo është forma e vetme për ta pasur këtë aset.



EMISIONET