Gjiknuri konkurrent i Veliajt për kryebashkiak? Kasmi: Ku e shoh unë ministrin

Gjiknuri konkurrent i Veliajt për kryebashkiak? Kasmi: Ku e shoh unë

Analisti Bledi Kasmi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila, u pyet nëse ministri i Energjisë Damian Gjiknuri mund të jetë një kandidat për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Kasmi: Unë më tepër Gjiknurin e shoh si kandidat për të qenë përballë drejtësisë se sa për të qenë kandidat për kryetar bashkie. Vendit i duhet një zgjidhje e re politike dhe jo të merremi me raportet e prishura në PS-së. Prishja e raporteve tregon se janë të fragmentarizuar. Mazhoranca ka një kosto të madhe edhe nga konsumi i pushteti dhe konfliktet e brendshme.


EMISIONET