Gjiknuri i lë opozitës një karrige bosh për Reformën Zgjedhore

Gjiknuri i lë opozitës një karrige bosh për Reformën

Edhe pse PD refuzoi të dërgonte vëzhguesin në nisjen e punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, socialistët i lane ende opozitës mundësine e hapur për të qenë pjesë e punimeve. Bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, e bëri të qartë se rregullat zgjedhore do të vendosen nga kjo tryezë.

Gjiknuri: Dua të jap një mesazh për dijeni të publikut dhe të ftuarve që kemi në sallë. Ne në këtë Komision të Reformës Zgjedhore përfshimë edhe përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, të cilët me vullnetin e tyre zgjodhën të mos bëhen pjesë në këtë parlament, dorëzuan mandatet dhe refuzuan pjesëmarrjen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe administrata e Kuvendit i është drejtuar zyrtarisht që ata të kenë një përfaqësues të tyre me të drejta të plota, njësoj si bashkëkryetarët e Komisionit të jetë pjesë integrale e procesit. 

Ata kanë refuzuar dhe përgjigja është bërë publike janë në të njëjtat tone dhe linja sepse nuk e njohin këtë parlament dhe nuk e njohin Komisionin e Reformës Zgjedhore, por une e deklaroj publikisht që ne do të vazhdojmë pamvarësisht mungesës së vullnetit të tyre dhe nga ana tjetër ata e kanë gjithmon një vend, një karrige bosh këtu për të qenë pjesë në çdo kohë që ata e gjykojnë të  arsyeshme.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është kërkesa thelbësore e opozitës së re. Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, u shpreh se duhet ti jepet fund shitblerjes së mandateve.

Ndërkombëtarët shprehënn keqardhjen për refuzimin e PD për të qenë pjesë e Komisionit, ndërsa i kujtuan politikës që  reforma zgjedhore do të ndikojë në vendimin e Brukselit.

Komisioni do të vijojë të punojë mbi draftin e përgatitur nga anëtarët e mëparshëm të Komisionit, ndërsa pritet që të merret një vendim për votën e emigrantëve dhe teknologjinë në zgjedhje.

Dy ish-deputetët e PD-së Viktor Gumi dhe Ilir Rusmali do të vijojnë të qëndrojnë në pozicionin e ekspertit, ku do t’i bashkohen edhe dy të rinj Hugo Strido dhe Dritan Çaka.

Sipas PS-së, qeveria po punon mbi një plan masash për pastrimin e administratës zgjedhore.

Afatet kohore për punën e Komisionit

Paketa bazë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-Afati deri më 30 Qershor 2019.

Vota e emigrantëve dhe teknologjite e reja në procesin e votimit-Afati deri me 31 Shtator 2019.

Financimi i Partive Politike-Afati deri me 30 Tetor 2019.

Çështjet e sistemit zgjedhor-Afati deri me 28 Nëntor.


EMISIONET