Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka folur nga Vlora për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ai tha se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, por nga ana tjetër u shpreh se duhen gjetur hapësirat që opozita të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Gjiknuri: Nuk do të ketë shtyrje për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Të bëhet e pamundura që opozita të marrë pjesë në zgjedhje. Afatet e regjistrimit kanë përfunduar, por duhen gjetur hapësirat që opozita të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Edhe pse afati ka kaluar. Ka mundësi të regjistrohen në zgjedhje edhe pse afati ka kaluar. Do donim qe PD të ishte në zgjedhje.

Deklarata e Gjiknurit u bë pas mbledhjes për këshilltarët e PS për këshillin bashkiak në Vlorë.

Kujtojmë se opozita ka vendosur të çojë anëtarët e saj në komisionet e administrimit të zgjedhjeve.

/Ora News.tv/