Gjiganti i Seria A fiksohet me dyshen e Barcelonës, gati ofertat

Gjiganti i Seria A fiksohet me dyshen e Barcelonës, gati ofertat

Merkato e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë në shtëpinë e Interit.

Të paktën këtë konfirmon gazeta torineze "Tuttosport", e cila shkruan se zikaltërit janë të gatshëm të sjellin fytyra të reja në skuadër. Madje, duke iu referuar këtyre burimeve, Inter i ka nisur tashmë kontaktet me futbollistët që mund të bëjnë mirë në Milano.

Bëhet fjalë për Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal, me dyshen e Barcelonës që pëlqehen shumë nga drejtuesit zikaltër. Burime të besueshme të mediave italiane, theksojnë se mes përfaqësuesve të Barcelonës dhe atyre të Interit kanë nisur kontaktet, ku në qendër të tyre janë dy mesfushorët.

Katalanasit dëshirojnë 60 milionë euro për të lejuar largimin e Rakitic. 31 vjeçari është një titullar stabël në formacionin e Ernesto Valverde dhe duke qënë në këtë situatë, Inter ka gati edhe alternativën. Është pikërisht Vidal, i cili ishte pranë Interin edhe në merkaton e janarit. Kiliani nuk konsiderohet si zgjedhja e parë dhe mund të lejohet të largohet nga "Camp Nou".

Barcelona mund ta lë të lirë për një çmim prej 25 milionë euro. Më parë, Vidal është aktivizuar te Juventusi dhe një transferim i mundshëm te zikaltërit do ta rikthente 32 vjeçarin në kampionatin ku bëri historinë.

EMISIONET