Gjiganti europian mendon për portën, ofertë konkrete për De Gean
Vetëm pak orë pasi Gianluigi Buffon konfirmoi largimin nga PSG, kampionët francez kanë nisur të gjejnë pasuesin e tij. Në listën e dëshirave ka përfunduar gardiani i Manchester United, David de Gea.
Madje "The Times" shkruan se kryeqytetasit e kanë dërguar tashmë ofertën për "djajtë e kuq". Plot 70 milionë euro për kartonin e 28 vjeçarit, që ka një kontratë deri në qershor 2020 me Manchester United.
E në këto kushte, pranimi i ofertës duket se do të jetë veprimi i fundit i anglezëve, pasi rrezikojnë që në sezonin e fundit ta humbasin me parametra zero. Interes për De Gean ka edhe nga Spanja, me Realin e Madridit dhe Barcelonën që po monitorojnë situatën.