Gjermania do reformën zgjedhore? Kryemadhi: Nuk na e ka kërkuar

Gjermania do reformën zgjedhore? Kryemadhi: Nuk na e ka kërkuar

Kryemadhi informoi diplomatët e akredituar në Tiranë mbi shqetësimet e opozitës ndaj qeverisë dhe qëndrimin e saj në procesin e integrimit të Shqipërisë. Në këtë takim që zgjati rreth 2 orë, u diskutua edhe protesta e opozitës në 16 shkurt.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhim, zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e BE-së të akredituar në vendin tonë.

Në takimin që zgjati rreth 2 orë, të pranishëm ishin edhe zyrtarë amerikanë. LSI informoi diplomatët për qëndrimin e saj  lidhur me integrimin e Shqipërisë dhe hapjen e negociatve.

Ndryshe nga Ministri gjerman që një ditë më parë që kërkoi angazhimin e opozitës për reformën zgjedhore, Kryemadhi pas takimit e mohoi që një kërkesë e tillë ti kishte ardhur nga Ambasadorja gjermane.

Gazetarja: Gjermania i ka kërkuar opozitës të ulet në tryezë dhe të votojë reformën zgjedhore.

Kryemadhi: Nuk na e ka kërkuar këtë gjë. Shqipëria duhet të ecë përpara për integrimin europian dhe hapjen e negociatave.Opozita i ka realizuar të gjitha gjërat e saj, tashmë janë në dorë të mazhorancës dhe në dorë të Kryeministrisë.

Kryetarja e LSI-së nuk i ka kursyer akuzat ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që sipas saj po përdor pushtetin për të shpëtuar familjarët e saj nga drejtësia. Këto akuza Ministrja e Drejtësisë i ka quajtur shantazhe.

Monika Kryemadhi: "Ne nuk e shantazhojmë zonjën Etilda Gjonaj por ajo nuk mund të marrë pozicionin e virgjëreshës kur i dimë shumë mirë të gjithë pozicionet e saj dhe të gjithë kapjen e saj. Nëse një qytetar shqiptar mund të harxhojë vite të tëra për të fituar gjyqin për tu kthyer në vendin e punës, bashkëshorti i Etilda Gjonajt u kthye me një vendim që u bë brenda një jave.Standardet nuk janë të dyfishta.Kemi votuar një reformë në drejtësi dhe duhet të kemi një standard".

Etilda Gjonaj: "Ka sulmuar familjarisht pas arrestimeve të një grupi personash që dyshohet se janë përgjegjës për një sërë abuzimesh dhe shkeljesh ligjore në Ministrinë e Drejtësisë gjatë viteve të kaluara. Arrestimet e kryera nga prokuroria pas një kallëzimi të bërë si rrjedhojë e punës së një sërë inspektimeve të brendshme mbi procedura skandaloze tenderimesh kanë mjaftuar që Kryemadhi të lëshohet me shantazhime kundër meje dhe familjes sime. Nuk jam këtu për ti kthyer përgjigje zonjës Kryemadhi lidhur me sulmin e saj të ulët por për ti thënë çdokujt tjetër se nuk mund të më ndalin dot që të bëj me përshkutim, profesionalizëm dhe integritet moral dhe politik vetëm detyrën time. Procedurat e tenderimit në vitet 2016-2017 kanë qenë abuzime".

Në tryezën me Ambasadorët, Kryemadhi e shoqëruar edhe nga deputetë të LSI ka diskutuar edhe për protestën e opozitës të 16 Shkurtit, por pa treguar detaje më shumë nga diskutimet.

Gjermania: Protesta e 16 shkurtit të jetë paqësore të mos kthehet në dhunë

Balla thirrje PD për votimin e reformës zgjedhore: Nuk bllokoni dot negociatat


EMISIONET