"Gjeniu" Maradona, zbulohet fjalimi që mbajti para lojtarëve të Dorados

"Gjeniu" Maradona, zbulohet fjalimi që mbajti para lojtarëve

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona bëri debutimin e tij si trajner i skuadrës meksikane Dorados de Sinaloa. Para fitores 4-1 të ekipit të tij kundër Cafetaleros de Tapachula, ish-ylli i Napolit mbajti një fjalim vërtetë prekës, duke motivuar në njëfarë mënyrë futbollistët e tij.

"Kam takuar disa djem që duan të punojnë, të cilët dëshirojnë të ecin përpara. Unë e shoh atë në sytë e tu, e shoh atë në fytyrat tuaja. Unë e shikoj këtë te ju dhe kjo gjë më ngushëllon. Ne nuk e njihnim njëri-tjetrin dhe në një javë duhej të krijonim diçka, jo miqësi por një shoqëri të mirë dhe e arritëm. Këtu askush nuk e ka fituar vendin e tij dhe çdo top është jeta. Djemtë duhet të shkosh për të dhe ta bëjnë atë të tyrin"-mbyllet deklarata e Maradonës.

"El Pibe D'Oro" mori drejtimin e Dorados në fillim të këtij muaji, me objektivin e qartë për t'i ngjitur ato në elitën e futbollit meksikan.

EMISIONET