Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë.

Në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Ylli Luçaj, 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.” – njofton policia.

Është dyshuar fillimisht për vetëvrasje teksa nga këqyrja e mëvonshme e trupit janë evidentuar disa plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Ai ka marrë disa plumba në trup që i kanë shkaktuar vdekjen.

Nga policia konfirmohet se është person pa precedent penal.

Nga burimet, familjaret kanë njoftuar policinë në orën 5 pasdite.

Pista kryesore e hetimeve mbetet konflikt i çastit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

/Ora News.tv/