Gjendet anija e fundosur me 12 trupa në Lampeduza, nënë e bir të përqafuar

Një anije me emigrantë, e fundosur më 7 tetor, u zbulua gjashtë milje në jug të Lampeduza, në Itali.

Së paku 12 trupa u gjetën nga zhytësit e rojës bregdetare këtë të martë, mes tyre edhe një nënë e re e përqafuar me fëmijën e saj disa muajsh. Në ditët në vijim, priten operacione të tjera për nxjerrjen e trupave.

Kufomat u lokalizuan nga një robot nënujor, i cili prej ditësh kërkonte në zonë.

Anija u fundos mëngjesin e 7 tetorit, gjashtë milje larg Lampeduza, ku pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë, disa nga emigrantët nisën të acarohen, duke çuar në fundosjen më të shpejtë të mjetit.

EMISIONET