Gjenden eshtra njeriu në Ambasadën e Vatikanit në Romë

Eshtrat e një njeriu janë zbuluar në ambasadën e Selisë së Shenjtë në Romë dhe mund të jenë çelsi i një misteri 35 vjeçar.

Eshtrat u gjetën gjatë punimeve në ambasadën e Vatikanit në Itali, në afërsi të muzeut të famshëm Villa Borghese.

Në një deklaratë nga Vatikani u tha se ekspertët po përpiqeshin të përcaktonin moshën, gjininë e eshtrave dhe datën e vdekjes.

Mediat italiane kanë spekuluar se mund të jenë eshtrat një vajze adoleshente të një punonjësi të Vatikanit, që u zhduk në vitin 1983.

Zhdukja e 15-vjeçares Emanuela Orlandi është e lidhur gjerësisht me krimin e organizuar ose me një përpjekje për të detyruar lirimin nga burgu të Mehmet Ali Agcës, një turk që u përpoq të vriste Papa Gjon Pali II në 1981.

Vëllai i saj, Pietro, ka bërë fushatë për dekada të tëra për tu zbuluar se çfarë ka ndodhur me të.

Ai akuzoi Vatikanin se heshti në lidhje me çështjen.

Por eshtrat gjithashtu mund të jenë edhe të Mirella Gregori, e cila u zhduk në Romë 40 ditë para Orlandit dhe ishte gjithashtu 15 vjeç, raportojnë mediat italiane.

Ajo iu përgjigj një telefonate në shtëpinë e saj dhe u tha prindërve se ishte një nxënës shkolle. Mirella doli për ta takuar dhe nuk u kthye më kurrë.

Detektivët thonë se është e mundur që rastet të jenë të lidhura.

EMISIONET