Gjelat e detit në Elbasan shiten në mes të trotuarit

Gjelat e detit në Elbasan shiten në mes të trotuarit

Ky është tregu i gjesë së gjallë në qytetin e Elbasanit, jashtë çdo kushti higjeno-sanitar, por edhe i pasigurt.

Fermerët e Elbasanit detyrohen të tregtojnë gjënë e gjallë në trotuar duke rrezikuar jetën e tyre në anë të rrugës Elbasan-Cerrik.

"Me rrit një fëmijë është më kollaj sesa më rrit një gjel.Ka shpenzime të mëdha. Nuk na del kosto. Treg shitje nuk ka. Populli nuk ka lekë. Nuk jemi të sigurt fare, lozim me jetën këtu."

Gjatë kësaj periudhe fundviti tregu është i tejmbushr me gjela deti dhe fermerët ankohen se ka rënë shumë fuqia blerëse për shkak të papunësisë.

"Zero me bisht."

Ndërkohë pensionistët ankohen për çmimin e lartë të gjelave që sipas tyre shkon deri në 8 mijë lekë të vjetra kilogrami dhe me pensionin që marrin e kanë të pamundur ti blejnë.

"Është shtrenjtë, nuk ja del dot se jemi pensionista."

Për pensionistët qeveria dha si shpërblim për fundvit 3 mijë lekë por këto para nuk mjaftojnë as për të blerë gjelin e detit.


EMISIONET