Gjebrea: Sot shkoj në Prokurori, akuzat ndaj meje dhe bashkëshortit shpifje
Ish/zv ministrja e Brendshme, aktualisht deputetja e PS-së, Elona Gjebrea e përfolur në media se ka udhëtuar me makinën e Tahirit bashkë me Habilajt, në një reagim për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, se të martën, (28 nentor) do të paraqitet në prokurori për të dëshmuar për këtë çështje. Ajo i konsideron shpije akuzat për të dhe bashkëshortin e saj.
Gjebrea: Ne punen time si Zv. Ministre puneve te brendshme, si ne cdo detyre tjeter te kryer e ne përmbushje nga ana ime, kam respektuar e respektoj maksimalisht ligjet e shtetit e rregullat me te larta te moralit tone shoqeror. Përpjekjet per te baltosur politikisht emrin tim e te familjes, marrin shkas nga asgjeja e kunderligjshme ne veprimet e mia, mpleksen ne menyre spekulative nga çështje penale te telekomanduara, e shiten mediatikisht te transformuara ne vërtetësi, per çdo perfitim te te kundërshtarëve të mi.
E njoh te drejten e prokurorise e tagrin e saj procedues, dhe nese interesi i cdo hetimi ka nevoje per fakte te ditura prej meje, mbetem e gatshme te paraqitem ne cdo kohe. Biles do kerkoj qe neser te paraqitem vullnetarisht ne Prokurori e te deshmoj ne interesin tim dhe te publikut.
Por ngjizja e nje genjeshtre si kjo e shperndare ne komunikimet e hapura e te fshehura te perfaqesueseve te pd-se, per gjoja lidhje te miat me te dyshuar per vepra te renda penale sic jane Habilajt e grupi i tyre, meriton nje pergjigje te drejtperdrejte e te qarte nga une. Asgje sme lidh me keta e te tjere subjekte te proceduar brenda apo jashte vendit.
Sulmet per bashkeshortin po ashtu jane perpjekje per te me sulmuar mua dhe per te baltosur figuren time. Nuk eshte e vertete qe nuk ka kaluar testin e dekriminalizimit sic thuhet ne media. Dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme nepermjet organeve ligjzbatuese. Bashkeshorti im ka 25 vite pune eksperience si ekspert nderkombetar me kompani e organizma prestigjioze ne shume vende te botes si Europe, Afrike,Azi etj. Kjo do te thote dhe verifikim te figures se tij morale dhe profesionale.