Gjatë fluturimit kabina e avionit mbulohet nga tymi, pasagjerëve u merret fryma

Kabina e avionit "British Airways", që ishte duke udhëtuar nga Londra për në Spanjë u mbush me tym, ndërsa avioni ishte ende në fluturim.

Incidenti ndodhi të hënën, duke shkaktuar panik tek pasagjerët, të cilët nisën të bërtisnin dhe të mos mbusheshin me frymë.

Ata i përshkruajnë këto momente "të tmerrshme" dhe "si një film horror".

Ndërkohë kompania ajërore konfirmoi se incidenti kishte ndodhur për çështje teknike.

"Fluturimi BA422 nga Heathroë në Valencia përjetoi një problem teknik gjatë uljes në Valencia. Të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurtë nga ekuipazhi dhe u takuan nga shërbimet e urgjencës së aeroportit", - tha një zëdhënës i BA për CNN në një deklaratë.

Një pasagjer në bord, Lucy Broën, i tha CNN se tymi ishte i trashë dhe kishte erë metalike, kimike, duke shtuar se: "Ne e mbuluam gojën me rrobat tona, por nuk e dimë pse maskat e oksigjenit nuk u vendosën. Pasagjerët filluan të bërtasin që nuk mund të merrnin dot frymë."

Gjithësej në avion kishte 175 pasagjerë. Një zëdhënës konfirmoi për CNN se tre pasagjerë u dërguan në spital pas incidentit, për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.


EMISIONET