Gjasula si Kante, ja puna që bënte shqiptari në 2012 për të fituar para

Gjasula si Kante, ja puna që bënte shqiptari në 2012 për

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, është padushim një nga futbollistët që ka befasuar me aftësitë e tij. 

29-vjeçari është kapiten i skuadrës gjermane të Paderbornit në Bundesligë duke u bërë shpesh herë protagonist me të tijët. Tiranasi e ka nisur karrierën e tij nga kategoritë më të ulëta, duke arritur në elitën e futbollit gjerman.

Presigjiozia “Bild”, i ka kushtuar një shkrim special, futbollistit të Kombëtares shqiptare, teksa në prononcimin e tij, Gjasula ka zbuluar historinë unikale. Në vitin 2012 kur mesfushori ishte pjesë  Valdof Manhaim, në kategorinë e gjashtë gjermane, për të siguruar disa para, ai filloi punë si postier.

“Unë e bërë atë me disa kolegë, për të fituar ca para xhepi. Në ligat rajonale duhet të sigurosh ndonjë të ardhur. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë në veten tonë. Historia ime tregon se gjithçka është e mundur”, tregoi Gjasula. Nuk mund të mungonte një koment edhe për helmetën e tij dhe për lojën e fortë në fushën e blertë:

“Me një helmetë në kokë dukesh pak më i dhunshëm. Të shumtë janë ata që nuk dëshirojnë të luajnë kundër meje, sepse unë marr shumë karton të verdhë. Plot 120 në 310 ndeshje. Helmeta ike kushton rreth 2000 euro”, u shpreh Gjasula.

EMISIONET