Mesfushori i Paderbornit, Klaus Gjasula i ftuar në Ora Sport ka zbuluar disa prej protokolleve që ndjek ekipi për rifillimin e kampionatit.

Duke rikujtuar se kampionati gjerman fillon javën e ardhshme, të gjithë ekipet duhet të zbatojnë protokollet sanitare për të mundësuar dhe shëndetin e çdo lojtari.

Gjasula shprehet se çdo lojtar kryen teste për COVID-19 çdo 2-3 ditë.

Gjasula: Ne kemi 3 javë në stërvitje, në fillim të javës ishim me grupe të vogla nga 6 veta. Tani do të fillojnë dhe ndeshjet. Duhet të mbajmë distancë nga njëri tjetri. Kemi më shumë dhoma zhveshje. të rëndësishme janë dhe testet. Bëjmë teste çdo 2-3 ditë pasi pa ato nuk mund të fillojmë stërvitjen. Edhe në hotel duhet të qëndrojmë larg njëri-tjetrit. Secili do të jetë në dhomën e tij. Të gjithë lojtarët që futen në fushë nuk janë të infektuar ndaj bëhen dhe këto teste. Rrogat u prenë për të gjithë. Ne si lojtarë menduam që të na reduktohet me 30 përqind që e gjithë pjesa tjetër e stafit të marrë rrogë të plotë. Përsa i përket kontratës me Padebornin, në këtë moment nuk mund të shpreh diçka. Kur të hapet gjithçka do të mendoj për transferim. Ne kemi folur me stafin e kombëtares. Tani ne nuk e dimë se çfarë do të bëjmë. Edhe trajneri Reja nuk mund të flasë me të gjithë. Me këtë grup që është krijuar nga trajneri, jemi shumë mirë. Ne jemi në rrugën e duhur.

/Ora News.tv/