Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi nuk harron në asnjë moment t'i kujtojë Napolit se mbrojtësi shqiptar do të bashkohet me Romën në të ardhmen.

"Ne akoma na pëlqen Roma dhe është në interesin e Napolit që të negociojmë një transferim në janar," tha agjenti i Hysaj, duke paralajmëruar se po i afrohen fundit të kontratës së tij.

"Kishte diskutime gjatë verës me Romën, atëherë ne u ndalëm kur filloi sezoni, por ne përsëri i duam ata si një destinacion," shprehet Mario Giuffredi për "Radio Marte".

"Unë mendoj se është interesi i Napolit për të negociuar një transferim në janar, duke parë që ata rrezikojnë ta humbin atë si lojtar të lirë në qershor 2021," vijon paralajmërimi i agjentit të shkodranit.

Për kapitenin e Kombëtares shqiptare ka interes edhe nga Atletico Madrid, Juventus dhe Tottenham Hotspur, të cilët kërkojnë të përfitojnë me faktin që 25 vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual.


/Ora News.tv/