Emri i tij është lakuar orët e fundit te Sampdoria, me klubin e Seria A që ka shkarkuar trajnerin Eusebio di Francesco për shkak të rezultateve negative.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, i cili prej nëntorit të vitit 2017 qëndron "në shtëpi". Zërave të merkatos, që e transferojnë te klubi xhenovez, tekniku De Biasi ka vendosur t'i përgjigjet, por nuk ka aprovuar nisjen e kontaktet me presidentin Ferrero.

"Nëse thua se unë do të jem trajneri i ardhshëm nuk do të jetë i saktë. Kompania po bën vlerësimet dhe po ekzaminon kandidatë të ndryshëm, përfshirë edhe mua, një fakt që më bën krenar. Unë e kam ndjekur pothuajse gjithmonë Sampdorian. I shoh të gjithë ndeshjet e tyre, por me Presidentin Ferrero, nga ana tjetër, unë kurrë nuk kam folur," tha De Biasi për mediat italiane.

Kujtojmë që tekniku me pasaportë shqiptare është në garë me ish-numrin 1 të pankinës së Milanit, Gennaro Gattuso për të marrë drejtimin e Sampdorias. Në të shkuarën, emri i De Biasit ka qënë i lidhur me shumë skuadra dhe klubi xhenovez është ekipi që e kërkon së fundmi.


/Ora News.tv/