Genc Burimi për Ora News: Franca do e shtyjë çeljen e negociatave për vitin tjetër

Genc Burimi për Ora News: Franca do e shtyjë çeljen e

Gazetari Genc Burimi në një lidhje direkte nga Frana për Ora News, thotë se pa u zgjidhur çështja e refugjatëve, Franca nuk do që të diskutohet procesi i zgjerimit.

Ai shpreh besimin se drita jeshile mund ti hapet Shqipërisë dhe Maqedonisë vitin e ardhshëm, por me kusht që të thuhet qartazi që hapja e negociatave të jetë një proces i tjetërsueshëm, që nuk do të thotë se u hapën negociatat dhe që në fund do të shkohet në integrim në BE.

Genc Burimi: "Për mua dihej se Shqipëria do të bllokohej, por viktimë është Maqedonia, e cila do e meritonte hapjen e negociatave, për shkak të sakrificës për ndryshimin e emrit. Franca me një gur vret dy zogj edhe Serbinë dhe Malin e Zi që tashmë iu janë hapur negiociatat, por duke futur këtë fjali, edhe po u hapën negociatat nuk do të thotë anëtarësim. Aktualisht hapja e negociatave është anëtarësim. Besoj se jo këtë vit nuk do e japë dritën jeshile. E reja është Maqedonia, nuk diskriminon Shqipërinë por nuk është gati për hapjen e negociatave. Franca si arsye zyrtare shtroi se Shqipëria dhe Maqedonia nuk janë gati, kjo është gjysma e së vërtetës. Por edhe Franca nuk është gati për të diskutuar një debat për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, pasi do të thoshte më shumë emigrantë nga Shqipëria. Vendimi do të jetë shtyrja e negociatave me Shqipërinë në 2020".

EMISIONET