Gazetari, Genc Burim, thotë se opozita ka mbetur në kuadrin e ankesave nga keqqeverisja dhe nuk ka një alternativë për qytetarët.

Teksa dëgjonte debatin në studion e "Tempora", ai u shpreh i zhgënjyer nga diskutimi i përfaqësuesve të opozitës.

 Burimi: Jam i zhgënjyer nga Alibeaj dhe Rama.Janë njerëz që duhet të sjellin shpresë, vetëm dëgjon kriminelë, hajdutë. Duket sikur janë shoqata. Kam keqardhje për ty që i dëgjon një orë e gjysmë, kjo është tragjedi e Kadaresë. Jeni politikanë.Çfarë zgjedhje keni.

Alibeaj: Ne jemi politikanë jo rock-star, kemi një rock-star që është kryeministri që bën show.


/Ora News.tv/