Gazetari i Rtv Ora, Altin Sulçe analizoi situatën aspak pozitive që po kalon mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. I ftuar në studion e "Ora Sport", Sulçe tha se shkodrani ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij për shkak se ka ndryshuar trajner.

"Hysaj nuk ishte mësuar të merrte "shpulla". Ishte mësuar nën drejtimin e Sarrit, ku i ishte përshtatur taktikave të tij. Nën drejtimin e Ancelottit ka humbur vendin, pasi Ancelotti është një shkollë tjetër dhe bazohet te lojtarë të tjerë. Hysaj po e vuan shumë këtë fakt, pasi te Kombëtarja është mësuar të ketë më shumë hapësira. Te Napoli luan thjeshtë, mbron topin, është më racional. Nuk është Cafu që merr krahun. Loja i del më mirë te Napoli, pasi ka lojtarë të tjerë më shumë ushtallarë. Te Shqipëria është e vështirë, pasi merr më shumë përgjegjësi," tha Sulçe.



/Ora News.tv/