Diva e muzikës pop Rihana në një intervistë për prestigjiozen “Vogue” ka rrefyer se ka gati albumin e ri. Këngët janë frymëzuar nga muzika rege, dhe pritet të prezantohen se shpejti. Këngëtarja e cila është e angazhuar edhe në projekte të tjera, ka rreth tre vitë qe nuk sjell këngë të reja.

Diva e popit Rihana është gati për të prezantuar albumin e ri muzikor. 31-vjeçarja nga Barbadosi, e cila prej tre vitesh kishte ndalur projektet muzikore, është shprehur në një intervistë për revistën “Vogue” se këngët, frymëzuar nga muzika rege, janë drejt përfundimit.

“Nuk do të jetë një album tipik, ashtu si e njohim regen. Por elementët e reges do të ndihen në të gjitha kompozimet”, u shpreh Rihana.

Ajo nuk dha një datë se kur do prezantohen këngët e reja por foli për lidhjen e saj me muzikën

“Muzika është, si një kod me të cilin komunikoj me botën. Është gjuha e veçantë që më lidh me njërëzit. Nëse unë nuk bëj muzikë do të thotë se kam ndërprerë komunikimin me botën.”

Këngëtarja sqaroi se refuzoi pjesëmarrjen në Super Bowl në shenjë solidariteti me aktin e Colin Kaepernick, I cili në shenjë proteste për të drejtat racore, qendroi në gjunjë gjatë intonimit të himnit amerikan, në vitin 2016.

31-vjeçarja refuzoi të flasë për jetën personale. Vitet e fundit ajo është angazhuar edhe me projekte jashtë muzikës.

Rihana është bërë pjesë e filmit “Oqeani 9” dhe po punon paralelisht për të prezantuar linjën e saj të veshjeve dhe të produkteve të bukurisë.


/Ora News.tv/