Gara për “Këpucën e Artë”, Mbappe pyeste Dembelen për Messin

Gara për “Këpucën e Artë”, Mbappe pyeste

Kylian Mabppe ishte një nga kandidatët për të fituar “Këpucën e Artë” për sezonin e shkuar në Europë. Francezi zhvilloi një sezon spektakolar duke shënuar 33 gola në 29 paraqitje në Francë. 

Në fund këtë çmim e fitoi për herë të gjashtë në karrierë 32-vjeçari, Lionel Messi, pasi shënoi 36 gola në 34 paraqitje në Spanjë. Në lidhje me këtë trofe individual Mbappe ka lartësuar Messin duke thënë se për formën e tij pyeste edhe Dembelen nëse e kishte personale me yllin e Psg:

“E di që Messi po më shikonte. Kuptova se mund të luftoja për “Këpucën e Artë”. Por përpara ishte Messi. Kur unë shënoja 2 gola, ai shënonte 3, kur unë shënoja 3 gola, ai shënonte 4, ishte çmenduri. Aq çmenduri sa e kam pyetur Ousmane Dembélés. Nuk është e mundur, a e bën këtë Messi me qëllim?”, deklaroi Mbappe duke qeshur.

EMISIONET