Clauvino da Silva, 42 vjeçar, u maskua si një vajzë 19-vjeçare të Shtunën, për të dalë nga dera e burgut  Rio’s Gericinó , me lëkurë të lëmuar në fytyrë, flokë të gjatë e të zinj dhe një bluze vajzash ngjyrë rozë të animuar.

I dënuari për trafik droge ishte shndërruar aq shumë, sa stafi i burgut nuk do e kishte njohur po të mos kish qenë për sjelljen e tij nervoze.

Da Silva, i njohur edhe si ‘shkurtabiqi’ u filmua teksa hiqte rrobat e tij dhe vishte ato të së bijës duke vënë një maskë silikoni në fytyrë dhe paruke me flokë të gjatë e të zinj.

I burgosuri kishte ndër mend të linte të bijën brenda burgut në pjesën perëndimore të Rio de Janeiro, sipas zyrtarëve. Policia po punon për të kuptuar nëse edhe ajo ka qenë në dijeni të këtij plani, duke u bërë bashkëpunëtore me të atin.

Një tjetër grua që është shtatzënë dhe është në gjendje të shmangë kontrollimin gjithashtu po hetohet për kontrabandë të mundshme në veshje, sipas raporteve lokale.

Autoritetet thonë se da Silva ishte pjesë e kupolës së Komandës së Kuqe, një ndër gurpet më kriminale në Brazil, i cili kontrollon trafikun e drogës në një pjesë të madhe të Rios.

Pasi plani i tij i arratisjes dështoi, da Silva u transferua në një burg tjetër të sigurisë së lartë dhe do përballet me penalizime, thonë zyrtarët.

/Ora News.tv/