Futbolli “teknologji”, Van Basten jep ide të reja

Futbolli “teknologji”, Van Basten jep ide të reja

Teknologjia nuk është hapi i fundit që pritet t’i ndryshojë “faqen” sportit më të dashur në botë, futbollit.

Marko Van Basten e ka një ide dhe idenë e tij e ka zbatuar në një takim të kategorisë së tretë në Hollandë.

Lojtarët e FC Lisse dhe Quick Boys kanë luajtur një 90 minutësh të veçantë nga çfarë bëjnë apo bëhet zakonisht. Ata kanë “zbatuar”  urdhërat e ish sulmuesit, që sot mban rolin e përgjegjësit për teknologjinë inovative të FIFA-s.

Hollandezi ka përbledhur në tetë pika idenë e tij, duke habitur edhe tifozat që kishin vendosur të ndjekin këtë takim.

Van Basten  i ka komunikuar ekipeve që të zbatojnë këto pika:

1.Për të goditur një penallti, lojtari duhet të niset nga 30 metra larg portës dhe e gjithë kjo fazë të bëhet brënda 30 sekondave.

2. Nuk ka më pozicion jashtë loje dhe as kartonë të verdhë, por dritë jeshile për përjashtime për një kohë të shkurtër, siç praktikohet në një ndeshje basketbolli .

3.Limiti i ndërhyrjeve të shkaktuar nga lojtari nuk duhet të jetë më shumë se 5.

4. Kundërshtimet ndaj albitrit i lejohet vetëm kapitenit të ekipit.

5.Rregullorja e re parashikon që në 10 minutat e fundit koha të stopohet në momentin që ndalet loja, për të evituar kohën shtesë. .

6. Zëvendësimet duhet të kryhen shumë shpejt.

7.Rivënie anësore të egzekutohet me këmbë.

8. Do ulet numri i ndeshjeve gjatë një sezoni  sportiv. 

EMISIONET