Një polic së bashku me të birin janë në mesin e pesë personave të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50,  në vendin e quajtur "Kthesa e Kashishtit",  ku mjeti me targë policie me drejtues shtetasin Adem Demollari, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Agim Zeqo, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi Vangjel Demollari, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip "Volkswagen", shtetaset Valbona Zeqo, 44 vjeçe dhe Bexhete Bushi, 60 vjeçe.

Sipas të dhënave të para, mjeti ku udhëtonin familjarët doli nga rruga dytësore dhe përplasi makinën e policisë që vinte nga Gjirokastra.

Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


/Ora News.tv/