Furgoni përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Tiranë-Durrës

Furgoni përplas për vdekje këmbësorin në

Një tjetër aksident me humbje jetë është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 17:15 në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj” ku një këmbësor ende i paidentifikuar rret 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga fugoni tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale.

Drejtuesi i fugonit tip “Benz” shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

EMISIONET