Bulqizë, makina me 5 persona përfundon në greminë, shoferi largohet

Bulqizë, makina me 5 persona përfundon në greminë, shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17.50 të pasdites së sotme në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 metra në greminë.

Në mjet udhëtonin 5 persona, mes tyre 3 femra.  Katër pasagjerët kanë mbetur të plagosur, ndërkohë shoferi raportohet se ka mundur të dalë nga makina dhe është larguar nga vendngjarja.

Dy janë prej të plagosurve janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, njëri me helikopter dhe tjetri me autoambulancë.

Ndërkohë dy të tjerë janë transportuar në spitalin e Bulqizës për mjekim.

"Nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se ka dalë rreth 20 metra poshtë rrugës, automjeti tip 'Mercedez Benz', me drejtues Y.H, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën".

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Në foto: Pamje nga urgjenca e Tiranës ku janë shtruar të plagosurit)

EMISIONET