Francë, vdesin 3 mjekë si pasojë e koronavirusit

Francë, vdesin 3 mjekë si pasojë e koronavirusit

Tre mjekë kanë vdekur në Francë si pasojë e koronavirusit të ri. Këtë e bëjnë me dije autoritetet franceze ditën e sotme.

Mjekët ishin të gjithë nga rajoni Grand Est në Francën verilindore. Njëri prej tyre është mjek i përgjithshëm në Moselle, një obstetër-gjinekolog në Mulhouse dhe një mjek tjetër i përgjithshëm në Colmar.

Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, autoritetet franceze njoftoi se mjeku i saj i parë kishte vdekur nga koronavirusi.

Sipas CNN, 490 mjekë e infermierë në Francë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Deri më tani në Francë janë infektuar 20.104 persona dhe kanë humbur jetën 862 persona.

EMISIONET