Fqinjët në një lagje në Gjenevë, kanë zgjedhur të argëtohen çdo ditë duke kënduar dhe vallëzuar, për të sfiduar izolimin nga pandemia. Kjo i ka ndimuar të largojnë stresin, dhe tani e shohin njëri-tjetrin si në një familje të madhe.

Në përgjigje të shiut dhe bllokadës COVID-19, banorët e një blloku apartamentesh në Gjenevë të Zvicrës kanë zgjedhur të këndojnë dhe të vallëzojnë të gjithë së bashku. Fqinjët mblidhen rreth orës 18.00 çdo ditë, për të marrë pjesë në korin e natës dhe në varësi të motit, tema e të martës u përcaktua shiu. Anëtarët e korit ishin të pajisur me çadra dhe mushama teksa kënduan këngë si: "Singing in the Rain" apo “Ombrellë” nga këngëtari francez Georges Brassens.

Audrey, një nga banorët, shprehet se kjo "aventurë e madhe" i afroi banorët me njërit-tjetrin, më shumë se kurrë më parë. "Ne tani dimë ditëlindjen e të gjithëve. Nuk jemi më fqinjë, por jemi shndërruar në një familje të madhe,"

Falë arktitekturës së gjysmërrethit, në lagjen e ndërtuar në vitin 1920, banorët mund të shohin njëri-tjetrin nga ballkonet e tyre.

Teksa vallëzon dhe këndon 'It's Rain's Men "nga ballkoni i saj në katin e dytë, 75-vjeçarja Daniele Salins tha se kjo eksperiencë e ndihmoi të harronte për pak caste lajmet.

"Ka muzikë, ka rock'n'roll nëpër rrugë, është e bukur. Na largon stresin sepse nëse shikon vetëm lajmet për pandeminë, është shumë e lodhshme.”

Banorët planifikojnë të vazhdojnë shfaqjet e tyre të përditshme deri më 11 maj, ditën kur do të hapen shkollat.

/Ora News.tv/