Fotoja e personit të shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit

Fotoja e personit të shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen

Personi në foto është Klodian Bane, nga Patosi, personi që sipas policisë është i dyshuar si ekzekutori kryesor i 26-vjeçarit Jurgen Kurti. 

38-vjeçari Bane dyshohet se mbrëmjen e 18 marsit, ka qëlluar ndaj Kurtit në hyrje të pallatit, ndërsa pas identifikimit është shpallur në kërkim.

Emri i Banes u zbulua nga njëri prej 3 personave që janë arrestuar nga policia e Tiranës si bashkëpunëtorë në vrasjen e 26-vjecarit pranë zonës së Tiranës së re.

Në lidhje me atentatin deri tani janë vënë në pranga Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi. 

Gjatë seancës gjyqësore për masat e sigurisë, 3 të arrestuarit nuk pranuan të kenë bashkëpunuar për vrasjen e Jurgen Kurtit.

 Por prokuroria dhe policia deklarojnë se tre të prangosuri dyshohet se kanë ndihmuar autorin e vrasjes me makinën dhe armën e përdorur në krim por edhe me vëzhgimin e viktimës dy javë para atentatit.

Te gjitha lajmet mbi vrasjen e Jurgen Kurtit


EMISIONET