FOTO/Franca publikon listën e "yjeve" kundër Shqipërisë, mungon mesfushori më i shtrenjtë

Franca do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë, në shtëpi, më 14 nëntor dhe 3 ditë më pas do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u përballur me Shqipërinë. 

Pak minuta më parë, Franca, në faqen zyrtare ka publikuar listën me lojtarët që do jenë pjesë e skuadrës për këto dy takime. Bie në sy mungesa e mesfushorit, Paul Pogba dhe e portierti, Hugo Lloris që vijojnë të jenë të dëmtuar, ndërsa Mbappe është gati për këtë sfidë, pasi në të parën nuk ia doli të ishte në fushë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet më 17 nëntor, në stadiumin "Arena Kombëtare".

EMISIONET