Foto/ Zjarrfikësit e Tiranës bëjnë gjestin emocionues para Infektivit, përlotin mjekët me surprizën

Zjarrfikësit e Tiranës kanë bërë një gjest mjaft emocionues ditën e sotme para Spitalit Infektiv në Tiranë. Ata kanë përlotur mjekët me këtë surprizë të cilët po përballen çdo ditë me luftën kundër koronavirusit.

“Zjarrfikësit e Tiranë falenderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT”, është shkruar në një njoftim nga Zjarrfikësit.

Zjarrfikësit duke ruajtur distancën e nevojmshmeë dhe me disa pankarta nëpër duar kanë dhënë mesazhe të rëndësishme dhe falenderime për mjekët.




EMISIONET