Foto/ Tifozët vendosin në lojë Ramos, fantastik gjesti i Pique

Barcelona ia doli të mposht Realin e Madridit në një ndeshje të çmendur në "Camp Nou". Katalanasit fituan me rezultatin e thellë 5-1 dhe gëzimi në kampin e tyre ishte i madh.

Megjithatë, triumfi nuk është festuar aq shumë nga mbrojtësi i blaugranëve, Gerard Pique që në një moment ka menduar të mbrojë homologët te Reali. Më saktë, Sergio Ramos, i cili u vendos në lojë nga tifozët. Në këtë rast Pique ngriti dorën dhe tundi gishtin e tij në një përpjekje për të ndalur këngën.

Dyshja luajti së bashku për disa vite te Spanja, por kanë qenë prej kohësh armiq, pasi aktivizimi me dy rivalët më të urryer është kthyer në një duel edhe mes tyre.


EMISIONET