Foto/ Sirena kroate e belge për talentin e Skënderbeut

Oferta interesante po vijnë në drejtim të lojtarit të ri të Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi.

Mbrojtësi ka treguar potencial në Kategorinë Superiore dhe prandaj është vënë në shënjestrën e shumë klubeve të rëndësishme europiane. Lazio e Igli Tare ka nisur të shikojë me vëmendje produktin shqiptar. Genk dhe Salzburg gjithnjë kanë interes për talente që bëjnë diferencën.

Në këtë interesim nuk mund të mbeten jashtë edhe klubet kroate, që "peshkojnë" gjithnjë nga futbolli shqiptar. Hajduk Split është gati të bëj një ofertë. Vlera e Pëllumbit është rritur akoma më shumë, pasi ka marrë ftesë edhe nga kombëtarja shpresa.

Gjithmonë sipas burimeve, në ndeshjen e Kategorisë Superiore ndaj Luftëtarit, menaxher italian kanë parë paraqitjen e futbollistit korçar. Interesimi ka qënë i madh, madje kanë takuar edhe përfaqësues të lojtarit.

Siç duket, menaxherët e huaj dëshirojnë ta fusin sa më shpejt në "kafaz" Pëllumbin që qëllim që ai të mos fluturojë diku tjetër.

EMISIONET