Foto/ Rrugët e Ekuadorit mbushen me trupa të pajetë të infektuar nga koronavirusi

Rrugët e kryeqytetit të Ekuadorit janë mbushur me trupa të pajetë njerëzish të infektuar nga koronavirusi edhe pse zyrtarisht ishte deklaruar se COVID-19 nuk kishte mbërritur ende në Amerikën Latine. 

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto nga rrugët e Quitos të martën,  ku ekspertë të mjekësisë ligjore shihen duke marrë kampionë për analiza në kufomën e një burri 65 vjeç.

Pas tyre puntorët e funeralit mbërritën me arkivol duke larguar trupin e pajetë.

Ekuadori ka më shumë se 31,000 raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë 1.569 vdekje.

Të mërkurën numri  i viktimave në Amerikën Latine dhe Karaibe i kaloi 15,000, ndërkohë numri i të infektuarve është më shumë se 280,000.

Ekuadori është shteti  i tretë më i prekur  nga koronavirusi pas Brazilit me 7,921 viktima dhe 114,715 raste, dhe Meksikës e cila ka regjistruar 2,271 vdekje dhe 26.025 raste.

Ekspertët besojnë se pandemia do të arrijë kulmin në Amerikën Latine në ditët në vijim.

Disa vende, përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Republikën Dominikane, kanë zgjatur masat e tyre të bllokimit në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Organizata e Shëndetit Panamerikane (PAHO) u ka kërkuar qeverive të jenë 'të kujdesshëm' kur të fillojnë të lehtësojnë lëvizjen, duke paralajmëruar që transmetimi i virusit mbetet 'shumë i lartë' në Brazil, Ekuador, Peru, Kili dhe Meksikë.

Brazili ishte vendi i parë në rajon që raportoi një rast  me koronavirus më 26 shkurt.

Pacienti ishte një burrë 61 vjeç, i cili kishte udhëtuar në Lombardi, një nga rajonet italiane më i prekur nga pandemia.


EMISIONET