Një gol i Alvaro Moratës në ndeshjen e tretë të grupit D kundër Bayer Leverkusen i ka mjaftuar Atleticos së Madridit për të hedhur një hap drejt kalimit në raundin e 1/32-ave të UEFA Champions League.

Spanjolli u aktivizua vetën në minutën e 70-të, por 8 minuta i mjaftuan për të gjetur fundin e rrjetës dhe për t'i dhënë fitoren "Los Colcheoneros", që e shikojnë veten në vendin e parë në grup në kuotën e 7 pikëve. Ndërkaq, nga ana tjetër, Leverkusen regjistron humbjen e tretë në këto kualifikuese.

Vetëm barazim në sfidën e luajtur në Donetsk. Shakhtar barazoi 2-2 ndaj Dinamos së Zagrebit, e cila përmbysi gjithçka por në fund ndau pikët me ukrainasit. Golit të Konoplyanka në minutën e 16-të, iu përgjigjen Olmo dhe Orsic, që përmbysi gjithçka përmes një penalltie.

Rrjeta e Dodo në minutën e 75-të i dha një pikë Shakhtar, që numëron 4 pikë pas tre takimeve, aq sa kroatët, që qëndrojnë momentalisht pas krahëve të Manchester City me dy pikë më pak.

Grupi C


Shakhtar Donetsk-Dinamo Zagreb 2-2 (Konoplyanka 17' Dodo 80' / Olmo 25' Orsic 60')





Grupi D

Atletico Madrid-Bayer Leverkusen 1-0 (Alvaro Morata 78')




/Ora News.tv/