FOTO/ Nantes kujton sulmuesin e ndjerë, uniformë speciale në nder të Emiliano Sala

Emiliano Sala nuk është harruar nga askush te Nantes.

Në përvjetorin e parë të aksidentit tragjik që i kushtoi Sala jetën e tij, skuadra franceze ka përgatitur një kujtim për të.

Duke e ditur se ëndërra e lojtarit të ndjerë ishte të luante me kombëtaren e Argjentinës, Nantes ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e fanellës nga ajo verdhëjeshile në ngjyrat Albiceleste.

Kjo uniformë do të përdoret në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Bordeaux, ish klubi i Sala.

Ndërsa kanë dalë në shitje rreth 800 palë të tilla, me tifozët që mund ta blejnë për një çmim prej 80 eurosh. Paratë e mbledhura do të shkojnë për dy organizatat bamirëse të Sala në Argjentinë.

Dueli mes Nantes dhe Bordeaux luhet të dielën e 26 janarit në "Stade de la Beaujoire".


EMISIONET