Foto/ Motori përplaset me makinën, dy të vdekur dhe një e plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në rrugën Kombëtare Kania – Rethymno, në Greqi, pas përplasjes së një motori me një makinë.

Mediat greke bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit humbën jetën 2 persona, njëri në vendngjarje dhe tjetri sapo mbërriti në spital, ndërsa një grua ka mbetur e plagosur rëndë.

Gruaja, e cila tashmë ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transferuar në Spitalin e Kanias dhe është duke u mbajtur nën mbikqyrjen e mjekëve.




EMISIONET