Foto/ Merr fund dilema, Ibrahimovic "pozon" te ekipi i ri

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është një nga dilemat më të mëdha të merkatos së janarit.

Sulmuesi i skadon kontrata në fund të vitit dhe do të jetë i lirë për të firmosur me një ekip tjetër, përpos klubit aktual, Los Angeles Galaxy. Shumë skuadra kanë shfaqur interes për 38 vjeçarin, me Milan dhe Bologna që kryesojnë garën.

Por, "realitet" e ka bërë një tjetër skuadër italiane. Bëhet fjalë për Pescarën, me klubin e Seria B që ka postuar një fotografi të Ibrahimovic, i cili shfaqet me fanellën e tyre.

Natyrisht, një postim në formë humori nga ana e klubit modest, por që rrit ndjeshëm gjasat që e ardhmja e Ibrahimovic do të jetë në Itali.


EMISIONET