Kanë rezultuar spektakolare takimet e treta të grupeve A, B, C dhe D të UEFA Champions League.

Plot 25 gola u shënuan në 6 takimet e mbrëmjes, me një mesatare prej 4 golash për ndeshje. Sfida që prodhoi më shumë gola ishte ajo e grupit D, aty ku Manchester City përmbysi 5-1 Atalantën dhe "arratiset" në krye të grupit me 9 pikë. Golit të Malinovsky iu përgjigj Sergio Aguero me një dopietë.

Argjentinasi përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë, teksa fraksioni i dytë foli vetëm për anglezët. Me rikthimin në fushë, Stërling rrëmbeu dritat e skenës dhe brenda 11 minutave shënoi 3 herë për të sigluar rezultatin përfundimtar në 5-1.

Tripletë golash shënoi edhe Kylian Mbappe. Francezi shënoi në harkun e 22 minutave të pjesës së dytë ndaj Club Brugge, në fitoren 5-0 që PSG arriti ndaj belgëve. "Manita" u plotësua nga Mauro Icardi me një dopietë personale.

Kjo fitore i ngjit francezët të vetëm në krye të grupit A me 9 pikë. Fitore minimale arriti edhe Reali i Madridit. Goli i Kroos "theu" Galatasaray, ndërsa hoqi përkohësisht makthet nga Zinedine Zidane. Pas këtij 3 pikëshi, Reali ngjitet në vendin e dytë me 4 pikë.

Paulo Dybala mori i vetëm përdore Juventusin, i cili fitoi 2-1 ndaj Lokomotiv Moskë. Miranchuk kaloi rusët në avantazh, me argjentinasin që përmbysi gjithçka në favor të torinezëve, që numërojnë 7 pikë në krye të grupit D, aq sa Atletico Madrid dhe 4 më shumë se Lokomotiva e vendit të tretë.

Në grupin B u shënuan 10 gola, me Tottenham Hotspur që "theu" me rezultatin 5-0 Crvena Zvezda. Kane dhe Son Heung Min realizuan një dopietë ndaj serbëve, ndërsa Lamela plotësoi manitën. Tre pikë mori edhe Bayern Munich që trimfoi me përmbysje 3-2 ndaj Olympiacos. Golat e Robert Lewandowski bënë të pavlefshëm rrjetën e El Arabi, ndërsa Tolisso thelloi avantazhin në 3-1. Realizimi i Guilherme në minutën e 79-të shërbeu vetëm për statistikë, me Bayern që merr fitoren e tretë në grup dhe njëkohësisht kreun e grupit me 9 pikë.

Grupi A

Club Brugge - PSG 0-3 (Mauro Icardi 7', Mbappe 61' 63')




Galatasaray -Real Madrid 0-1 (Toni Kroos 18')



Grupi B

Olympiacos -Bayern Munich  2-3 (El Arabi 23' Guilherme 79'/ Lewandowski 34' 61', Tolisso 73')




Tottenham -Crvena Zvezda 5-0 (Harry Kane 9' 72', Son Heung-Min 16' 44' Lamela 57')



Grupi C

Manchester City- Atalanta 5-1 (Aguero 34' 38', Sterling 58' 64' 69'Malinovskiy 28')



Grupi D

Juventus -Lokomotiv Moskë 2-1 (Dybala 77' 79' / Miranchuk 31')



Formacionet zyrtare:




/Ora News.tv/