Foto/ "Hajde vëlla", nënkampioni i botës i gëzuar me grumbullimin e Manajt

Rey Manaj është duke zhvilluar një sezon që do ta mbaj mend gjatë në memorie. 

Jo për faktin se po shkëlqen në fushën e lojës por që është pjesë e klubit të Barcelonës duke shijuar stërvitjet edhe me yjet e skuadrës A. Sulmuesi shqiptar la Albaceten në Secunda Divizion për tu transferuar me Barcelonën B një kategori më poshtë. 

Kohët e fundit për shkak të dëmtimeve në reparin e sulmit trajneri Quique Setien e grumbulloi me ekipin e parë. Së fundmi mesfushori Ivan Rakitiç, ka postuar një foto me Manajn në “Twitter”, të cilën e shoqëron me shkrimin “Hajde vëlla”. Një postim inkurajues ky i nënkampionit të botës për lushnjarin i cili është duke jetuar një ëndërr në katalonjë.

EMISIONET