Në Nyon të Zvicrës po hidhet shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. 

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar edhe formacionin më të mirë të fazës së grupeve. Dy futbollistët më të mirë në qarkullim, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë mbetur jashtë kësaj 11-she. Ky formacion është bazuar në pikët që kanë marrë futbollistët nga tifozët.

PSG ka numrin më të madh të lojtarëve tre në këtë formacion ndërsa Ajax që nuk ka arritur t’i kalojë grupet ka dy futbollistë në formacion. Liverpool, Tottenham, Dortmund, Manchester City, Reb Bull Salzburg e Bayern Munich kanë nga një futbollist tjetër në formacionin më të mirë.

/Ora News.tv/