Është hedhur sot në Nion të Zvicrës, shorti për fazën paraeleminatore të kampionatit EURO 2022 për futsallin.

Në këtë raund kualifikues marrin pjesë 9 grupe. Shqipëria si kokë grupi, ka njohur kundërshtarët dhe është pjesë e grupit D, sëbashku me Bullgarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Kjo fazë e kualifikueseve do të zhvillohet në Bullgari, në datat 28 janar 2020 deri në datën 2 shkurt 2020.

Kampionati Europian i Futsallës do të organizohet në Hollandë, në periudhën 19 janar-6 shkurt 2022.



/Ora News.tv/